Hello World
Yes.. yes.. hello!
Sokol and his Badihavistic ideas about all things that surround him!
Me vite të tëra osht tue zgjatë “lufta” midis shqiptarëve që kanë shije të rafinume për art dhe atynevet shija e të cilëve nuk e tejkalon kufinin e flisë (pra, një pshtjellimi qe n’veti përmban brum, yndyrë edhe kurgjo tjetër.. nejse edhe nashta edhe DO kvasac!). Dhunimi i vlerave edhe ma të thjeshta qe kane karakter artistik osht bo rutine, i gjason procesit te shkumjes ne kafiq edhe porositjes se nje makiatoje (t’vogel pa shkum). Pra, individët ne thelb nuk kanë nevojë të tregojnë mund që t’i thyejnë rregullat estetike; çfarëdo qofshin ato, pasi që shumica prej nesh akoma zhagitet nëpër tokë për sa i përket kulturës në përgjithësi. Deri sa kamarieri i një restorani të pagëzuar në mënyrë të “rafinume” si BASILICO të drejtohet me: “O haver e harrove duksin!”, nuk ka nevojë t’a lodhim mendjen për me ardh te konstatimi që ky individ i naltpërmendun ka mungesë të konsiderueshme të estetikës së komunikimit si kamarier; dhe kjo gjendje shtrihet edhe në sferat tjera të jetës: art, muzikë, politikë (provo ndegjoje Memli Krasniqin kur nuk fol “zyrtarisht”), shëndetësi, arsim.. etjera!
Po a osht e vërtetë qe na Shqiptarët NUK KEMI sens për estetikë ?
N’fakt problemi kryesor qëndron MU në këtë pyetje, apo më konkretisht në foljen ndihmëse KAM. Nga kjo pyejte fundamentale mundet me u derivu mejtimi që raporti i shumicës së shqiptarëve (pra, neve) ndaj estetikës është raport pronësor.
Pra, një banor mesatar i Kosovës mund të “ketë” apo te mos “ketë” sens të estetikës për së paku një fushë themelore të jetës. Në këtë mënyrë estetika shndrohet në një objekt i cili mund të jetë në pronësi te dikujt. Ajo / Ai që “posedon” estetikë (të themi të dëgjimit të Urban FM-it) është i lumturum edhe i naltësum, është urban, alternativ, me shije… etjera. Ai që nuk “posedon” estetikë, është katundar, bal, i mrapambetun edhe i poshtërum. Kshtu, estetika perceptohet si komoditet, pra sikurse çdo mall tjetër që gjendet në treg; ku mallëra të ndryshme forsiraten, shiten, tregtohen ndërmjet individëve të cilët e përbajnë tregun.
Kjo i bjen që, vlera e mallit që tregëtohet (në këtë rast e estetikës) nuk përcaktohet nga vlera reale funksionale e tij - që në rastin e estetikës kishte me u pasqyru si “kënaqje shpirtërore” – por nga mënyra e tregëtimit, aftësia bindëse si dhe reputacionit të individit që mundohet me ta shit atë mall (estetikën pra). Nëse individi që mundohet me ta shit mallin e tij nuk ka reputacion në sytë e tu atëherë edhe malli i tij është i pavlefshëm, sado që vlera funksionale reale mund të jetë e madhe.
Nëse zbresim pakës prej reve teorike, në kushte të Kosovës, dy individë qe janë të angazhuar ne allyshveryshe ku involvohet estetika si produkt, janë shtresa urbano-andërgraunde dhe shtresa ruralo-mainstreamore. Por në fakt, shumë pak ide apo botëkuptime “shiten” (qarkullojnë) nga njëra shtresë ne tjetrën apo anasjelltas. Arsyeja e kësaj gjendjeje është se, te dyja shtresat kanë problem ta respektojnë njera tjetrën si të denja, rrjedhimisht edhe produktet që i plasojnë këto (idetë, format artistike, mënyra e komunikimit..) janë të padenja dhe të pavlefshme ose të vlefshme pjesërisht.
Por, çka nëse ntë treg hyn personi i tretë i cili psh. ka një reputacion të respektushëm ? I cili psh. ka ide, preferenca të ngjajshme me ndonjërin prej akterëve, e cila ide si mall më heret nuk ka pasur kurfarë vlefte karshi (si thot Veton Surroi) akterit tjetër. Tash mallit i hyp vlera. Dhe blerësi i idesë frik e merr atë ide (forme estetike) si të vlefshme. Tash kjo na bjen te qëllimi i kësaj çjerrjeje ne bllog. Bonu gati…
Pra te margaritari i fundit në estetikën e propagandës partiake tu Kosovës. U desht qe ideja estetike e posterit zgjedhor të Obamës të jetë shkas për këtë zajebanci me kandidatin e LDD-AKR në Prizren. Jam i bindun qe nësë ndonjë prej dizajnerëve tone kishte me e hudhë këtë ide të posterit i pari në botë, funksionarët partiakë kishin me e diskreditu si një andër e ambël e një kulleri. Por ne fakt masi Amerika ka përdorë një mënyre te tillë të propagandës atëherë aparatçikët e LDD-AKR, duke levizë me logjikën “ajt se bunllar biler ne japarlar” e nxorën këtë hajgarellëk ne mejdan!
Por fatkeqsisht prostituimi i estetikës nuk ndalet me kaq, një shembull tjetër është ky:
Pra ky duhet të jetë impresioni dhe interpretimi i artistit që Clintoni është njeri i förtë dhe jo vetëm i tillë, por edhe me shköllë! Dora e e madhe me të cilën ja ka fut një shpullë te forte Millosheviqit edhe libri omniprezent, te len pershtypje se në liber i ka vendimet e kongresit të 5-të të PPSH-së edhe na duhemi me i zbatu me përpikëeri ato. Ama ky lloj i estetikës nuk është i huaj për neve shqiptarët e Kosovës, është importue nga vllaznit tanë matanë kufinit të cilët në kohën e Shokut Xhaxhi e kanë praktiku gjatë gjithë kohës.
Pra, qysh kishim mujt me lexu me naj artikull pesimist në rubrikën e ekonomisë, eksporti dhe prodhimtaria në Kosovë është në disproporcion te madh në krahasim me importin nga jashtë. Në anën tjetër Kosova mbetet një shkretinë për shkak të mungesës të parimeve themelore estetike.
Normal që Shkijet i kanë fajet…!
I përfundojmë tripat Fromian!
* Nëse mujm me bind Obamën me deklaru publikisht që i pëlqen Nazmije Hoxha ose Nexhmije Pagarusha, ma merr mendja qe mujm me e luftu kancerin e Tallavasë.
Shköjmë përpara… –>
Njerezit e Ballkanit jon te obsesionum me konceptin e kontinuitetit (çfaredo qofte ai), kur i shef serbet teksa marrin pjese ne orgjite e nacionalizmit te tyne e vren se shpesh perdoret fjalia “Od cara Lazara pa ovamo..”, dmth perdoret si argument per m’i arsyetu pretendimet e tyne territoriale ndaj dikujt (neve) ktu ne Ballkan.
As na shqiptaret nuk jemi te kursym prej kesaj sindrome, psh. kur e ndegjon Ilir Shaqirin me vargjet e tija ekstaze-dhenese (“Se ktu jam dhe do te jem den baba den..”) hyn ne ILUZIONE se shqiptaret jane ne keto troje edhe para hz. Ademit (Adamit), sikurse te ishin kone krijesa para-njerezore me tendence te te pasurit te vetive engjullore. Ndosha e teproj, mirepo tek e fundit a s’ka provu Skender Rizaj me thon qe faraonet e lashte kane qene shqiptare per shkak se vete fjala FARAON don me thane FARA E JONE..? Lehtesisht muj me perdore ni fjale klisheike per kete fenomen, ajo eshte fjala FETISH.
Prizrenalite si njerez simpatike qe jane, kete fetish e shprehin ne menyre poashtu simpatike psh. me dialogjet e tipit:
a: “A? Ala mi sen tonda?”
b:”Po bre anaseni ala jem tonda!”
Sado qe nuk i pelqen personit b ta thote, ai akoma “osht aty”, dmth e ka ni kontinuitet ne vendin ku jeton dhe vepron dhe merr fryme. Pra kontinuiteti osht njani prej argumenteve kyçe per me e arsyetu ni qendrim.. veprim.. tendence per veprim.
Pse zambaku i vyshkun ? Sepse thjesht osht i vyshkun qysh prej se osht mbjelle.. Per Zambakun e Prizrenit e kam fjalen. Militantet kasabali te Prizrenit u mbyten (ma s’pari ne detin e mos-aftesise se tyne) duke i kritiku organizimet e masluftes te ketij festivali, tue sha edhe tue i stigmatizu organizatoret e tyne si katundare edhe njerez qe nuk marrin vesh nga kultura e “mirefillte Prizrenase”.
Tash duhet me klarifiku ni send, Zambakun nuk e mbrroj e as nuk i mbrroj organizatoret e tij, Zambaku osht ni displlej i neveritshem i fallsitetit edhe i pervetesimit te nji gjâje qe nuk ekziston. Kjo gjâ eshte pikerisht “Tradita e muzikes qytetare” ne Prizren, ni rrene e kullume e qitun prej wannabe-ve te prodhum gjate viteve te 70-ta, te cilet e kan pa nevojen e prodhimit te ni iluzioni te tille gjate qendrimit te tyne neper vendet me tradite “kontinuale” te ish-Jugosllavise.
Po menoj.. a nuk eshte idiotizem me mendue qe psh. muzika e stilit bregdetar ne fakt ka rrâje edhe ne Prizren? Muzika e cila pretendohet prej kasabalive prizrenali nuk ka lashtesi, nuk ka kontinuitet e as tradite. Muzika qe ne te vertete ka tradite dhe kontinuitet eshte ajo e stilit “Kouk gjelin hanem, jyry ajgen bajgen..”. Muzika e cila pretendohet prej kasabalive prizrenali eshte pjelle e viteve te fundit te te 80’ave, qe eshte materializu me Festivalin ne fjale. Andaj militantet kasabali nuk kane edhe aq shume drejte kur e qesin ne pah tezen qe “katundaret” nuk duhet me e organizu kete festival pasi eshte e drejte e kasabalive per nje organizim te tille, nuk mund te kesh te drejte ne dicka qe nuk ekziston edhe eshte iluzore!
Duhet me ceke qe Zambaku i sivjeme ka qene poashtu nje deshtim total si ne vitet e kalume, sivjet prap RESI (flm tipave te Expressit per transmetimin e ketij nickname-i) ka qene ai i cili e ka udheheqe anijen drejt nje deti te mbushun me shurre.. veçse udhtaret s’e kane verejte fort ngjyren e saj. A k’shtu ka qene super.. Valton Beqiri me kabile e ka sypyrdis fondin e çmimeve per muziken e mirefillte qytetare te Prizrenit.
Zambaku ka mu vyshk ‘jithmone.. se dheu i pershtatshem per te nuk ekziston ke neve ne Prizren…
Jom i sigurt qe audienca e cila eshte aktive neper manifestimet e llojit te 40BunarFestit nuk idhnohet per perdorimin e emnit “Bistrice”, i cili ka qellim shume te urte, vetem me e percjell rimen e fjalise.
Nejse..sipas shumices se njerezve te cilet jane involvu sivjet ne festival, qofte si pjesemarres, organizator, apo thjeshte kalimtar te rastit KRK Bunar Festi osht etiketu si ma i miri deri tash prej se eshte themelu. Duke pas parasysh qe edhe edicionet e kalume e kan pas ni vleresim te tille, atehere mundemi me konkludu qe festivali ka pase vetem trende te progresit. Cka i bjen mire, a ka me pas kufi ky progres..? S’ma merr mendja.. deri sa ta arrijme nirvanen, te gjithe kemi me vazhdu ne kete menyre. Perparim!
Shpirti yne bunaresk svijet osht pasuru edhe me ndjenjat per nje mjedis me te mire… Sivjet per qellim kemi pase pastrimin e Lumbardhit, i cili ne njefare menyre osht pasqyra e qytetarise se lodhte qe e kemi ne Gjytet. Shprehun ne terma filozofik, pastrimi (si nje qellim fisnik madhor) u shndru ne prishje te ni realiteti dhe pastaj krijimi te nje realiteti te ri (pra zhvendosje te mbeturinave nga nje vend ne vendin tjeter). Konkretisht nese flas, ate cka kemi pas ne plan me realizu gjate pastrimit, nuk kemi mujt. Per arsye se u gjetem ne befasi te shkaktume nga veshtiresia e terrenit, jo pervoja jone si dhe nga mungesa e haleteve te nevojshme per me e ba kete pune ma te lehte. Krejt u bonem Sizifa deri ne nje shkalle. Mbeturinat ishin mledhe ne ate menyre sa qe ishte shume veshtire me i nda prej njana tjetres pa pase ndonje bulldozher minimal apo naj mjet tjeter terheqes. Prandaj, energjia e hargjume o kon ne disproporcion te madh ne raport me punen efektive (e cila ka qene ne nivele te uleta ).
Po nejse, kjo neve nuk duhet me na demoralizu sepse ne njefare menyre paraqet mesim per vitin e ardhshem kur do te jemi ma te organizum edhe me ma shume dije. Jam i bindun qe atehere dale ngadale gjanat kan me lujt edhe disa sende kan me ndryshu per te mire ne lumin tone te dashur.
Nuk ka iluzione! Lumi i cili mundet me u konsideru si abstraktim i krejt mentalitetit qytetar ne Prizren, osht ne gjendje te mjerueshme. Ne kete menyre, logjikisht mundemi me konkludu qe edhe mentaliteti i Gjytetit osht i mjerueshem. Qe te dyja objekte kane ngjajshmeri ne manifestimin e tyne, anipse lumi osht fenomen natyror ndersa mentaliteti qytetar osht fenomen social. Lumi eshte fluid ashtu sikurse mentaliteti yne, ai ndryshon dhe i pershtatet kushteve te terrenit neper te cilin rrjedh. Keshtu, menyra e jone e mendimit ndryshon neper vite duke u adaptu ne kushtet e terrenit social, e tek mandej reflektohet ne mentalitetin kolektiv te Gjytetit.
Deri sa ne shek. XIX Gjyteti yne ka qene nje vend vibrant edhe kosmopolit sa qe prej disave eshte konsideru si nje Venedik ne mes te Ballkanit (goxha ni teprim i madh por pse jo), sot osht ni shkretin ku mungon iniciativa, ambicia per perparim edhe ndjenja e pergjithshme e kolektivizmit pozitiv. Prandaj lumi eshte refleksion i kesaj shkretine, sepse eshte perplot me mbeturina, me karoseri, guma, shporeta, kaseta te muzikes. E cka eshte me keq, osht ba vend i pershtatshem per jetese te insekteve te ndryshme parazitore. Te cilet na e kontaminojn, lumin (qytetin, shoqenine)…!
Ne anen tjeter nuk muj me lon pa e permend Hasan Taden i cili perkunder moshes se shtyme qe e kishte, ishte misherim i energjise qe ekziston te gjithe na … por qe 90% prej nesh nuk dijm me e eksploatu. Hasan Tada ate dite ka punu palodhshem per minimum 5 ore ne pastrimin e pendes, pa perdore doreza apo mjete te tjera ndihmese. Me dur te thata te cilat i futke thelle ne grumbullin e mbeturinave te njerezve te Lumbardhit, ai u shndru ne nji maqine shkaterruese ideale te paraziteve. Ate dite ai ishte Heroi i Punes (kur t’i marr fotografite e postoj njonen prej tyne k’tu).
Drrase-qamja ime per keto tema morri fund… tash duhet me e pershkru anen sportivo-zbavitese te dites se dyte te KRK-it.
Perndryshe DJ Oltioni ishte i mire.. por pakes “pop” simas disa ekspertave te muzikes kllab. :)
Teshekyr Hasan Tada!
Falemnderit KRK!